Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i BE thirrje partive: Fushata të jetë e qetë, njerëzit duhet të vendosin lirshëm

schedule19:50 - 5 Prill, 2021

schedule 19:50 - 5 Prill, 2021

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u kërkon partive politike në Shqipëri që të shmangin retorikën dhe të përqendrohen te programet dhe alternativat që u ofrojnë shqiptarëve për të zgjedhur në 25 prill. Soreca kërkon që fushata të jetë e qetë dhe njerëzit të vendosin lirisht, pa presione.

Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Partitë politike, kandidatët dhe institucionet duhet të punojnë për të garantuar një fushatë të qetë zgjedhore, e cila u jep votuesve mundësinë të informohen lirshëm për ofertat politike dhe elektorale dhe gjithashtu të vendosin lirisht për partinë ose kandidatin që ata duan të votojnë” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!