Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj biznesmenit Italian Francesco Beçhetti duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë atij në formë dëmshpërblimi plotë 110 milion euro. Kaq është shuma që gjykata ka konsideruar si dëm që i është shkaktuar biznesmenit në fjalë nga shteti shqiptar pas mbylljes së televizionit “Agon Channel” në vitin 2015.
Vendimi ka shkaktuar mjaft reagime në vend pasi shuma në fjalë është e konsiderueshme. Shuma në fjalë do të mjaftonte që qeveria të trefishonte brenda vitin pagesën e papunësisë, e cila aktualisht i kushton buxhetit të shtetit 336 milion lekë në vit.
Por, çfarë mendojnë qytetarët për këtë vendim? A janë ata të ndërgjegjshëm se këto para do të dalin pikërisht nga xhepat e tyre? Dhe mbi të gjithë, a janë ata të gatshëm të nxjerrin para ekstra nga xhepi i tyre për të mbuluar këtë gjobë?
Gazetari i Abcnews.al Ermal Vaka pyeti disa prej tyre sot, përgjigjet e të cilëve ju ftojmë t’i ndiqni në rubrikën “Box Pop”: