Joan Laporta fitoi zgjedhjet dhe u rikthye në krye të Barcelonës, klub të cilin e drejtoi gjatë viteve 2003-2010. 59-vjeçari fitoi me diferencë të madhe nga ndjekësit mandatin e dytë, një lajm që i gëzoi tifozët katalanas.
Situata ekonomike në klub nuk është më e mira, por Barcelona do të përforcohet në merkaton e verës. Trajneri i ekipit spanjoll, Roland Koeman ka deklaruar për mediat se është takuar disa herë me kreun e klubit në ditët e fundit.
“Unë dhe presidenti shfrytëzuam pauzën për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të organizuar disa takime në lidhje me sezonin aktual dhe sezonin e ardhshëm. Një gjë e tillë ndodh në të gjithë klubet, jo vetëm këtu te ne.
Nuk kam ndërmend të flas në lidhje me lojtarët që nuk janë pjesë e Barcelonës. Nuk ia kam idenë nëse ekziston mundësia e blerjes së ndonjë lojtari të madh. Sigurisht që ne biseduam për blerjet që duam të bëjmë.
Gjithsesi, në fund është presidenti ai që vendos, pasi e njeh shumë mirë situatën financiare që po kalon klubi ynë. Nuk jam unë ai që duhet të flas në lidhje me këtë temë“, deklaroi trajneri holandez i Barcelonës. /abcnews.al