Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të showbizzit. Prej një viti, ata tashmë janë bërë prindër të një djali, Noah, që është bërë një ndër bebushët më të njohur.
Dyshja janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë t’i bëjnë njëri-tjetrit dedikime romantike. Së fundmi, Alfio ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se ka marrë një surprizë të këndshme nga moderatorja.
Kjo e fundit ka shkruar një pusullë që e ka vendosur tek makina e tij:“Amore! E di që je vonë, s’ke nevojë të ndalosh për benzinë se i kam hedhur unë. Të dua!” “Ma zbukuron çdo ditë me gjestet e tua të ëmbla plot dashuri”, ka shkruar Alfio. /abcnews.al