Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të kërkuar të Interit dhe zikaltërit duan të rinovojnë me të për ta bindur të mos largohet nga Milano.
Prej javësh flitet për negociata për rinovimin dhe duket se më në fund është arritur në një konkluzion. Interi dhe Lautaro do të rinovojnë marrëveshjen.
Argjentinasi e sheh të pamundur kalimin te Barcelona për shkak se katalanasit kanë objektiva të tjerë tashmë dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë klauzolën e tij, 111 milionë euro.
Corriere raporton se çdo detaj në kontratë është përcaktuar dhe në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i rinovimit, që flitet se do jetë deri në vitin 2024. /abcnews.al