Fitimi i titullit kampion këtë sezon është një mision i vështirë për PSG-në, sidomos pas humbjes së sotme kundër Lille. Kampionët në fuqi u thyen 0-1 në kryeqytet nga Lille, që kryeson me tre pikë më shumë se ekipi i Pochettinos, katër më shumë se Monaco dhe gjashtë mbi Lyon (luan ndaj Lens).
? Final whistle! Big win for @LOSC_EN to retakes the leadership of the #Ligue1UberEats! #PSGLOSC pic.twitter.com/iPldqcwq5H
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) April 3, 2021
Sfida u vendos nga goli i Jonathan David në pjesën e parë. Sulmuesi kanadez mori një asist nga krahu i djathtë, u gjend i lirë në zonën kundërshtare dhe tundi rrjetën falë një goditje potente, duke gjetur golin e dhjetë sezonal në Ligue 1.
https://streamable.com/jbfibz
PSG tentoi deri në fund të gjente golin e barazimit, por nuk ia doli të çantë mbrojtjen e fortë të Lille. Të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë. Neymar nuk i mbajti nervat në minutën e fundit, teksa një minutë më pas u përjashtua Tiago Djalo në krahun tjetër. /abcnews.al