Shumë e rëndësishme për një biletë në Champions League ishte sfida Dortmund-Eintracht Frankfurt, që u fitua 1-2 nga skuadra mike. Hap fals i verdhezinjve, të cilët e shohin veten 7 pikë larg vendit të katërt, që mbahet nga Eintracht.
Final whistle! You feeling ? or ??#BLMatchday pic.twitter.com/YGq0wAOO5h
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) April 3, 2021
Sfida u zhbllokua nga një autogol. Nico Schulz dërgoi topin në portën e tij në minutën e 11-të dhe ekipi nga Frankfurti në avantazh. Vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit në limitet e pjesës së parë.
Matts Hummels gjeti rrjetën kundërshtare. Goli i fitore për Eintracht erdhi në minutën e 87-të. Andre Silva finalizoi me kokë, gjeti golin e 22-të sezonal dhe i dhuroi skuadrës së tij tre pikë fantastike për objektivin Champions League.
Fitore arriti edhe Wofsburg, që po bën një sezon të jashtëzakonshëm. “Ujqit” mposhtën 1-0 në fushën e tyre skuadrën e Koln, duke vijuar të renditen si forcë e tretë në Bundesligë. Fitore arritën edhe Bayer Leverkusen e Augsburg. /abcnews.al