Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se do bëjë çmos që paratë e faturës së gjyqit të humbur me Francesco Bechetin të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve por nga pasuritë e atyre që në këto 8 vite kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve.
Basha e cilësoi humbjen e këtij gjyqi një faturë në dëm të shqiptarëve, për llogari të inateve dhe mllefeve personave të kryeministrit Edi Rama.
“Edhe sot po të shikoni për inatet e Edi Ramës shqiptarëve i ka ardhur një faturë 110 milionë Euro pas gjyqit të humbur me Francesco Bechetin.
Me ato para mund të ishin ndërtuar shkolla, mund të ishin rritur pensionet dhe pagat. Janë paratë e taksave tuaja. Për mllefin e një njeriu këto para duhet paguar si dëmshpërblim. Do bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve por nga pasuritë e atyre që në këto 8 vite kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve”, tha Basha./mv.abcnews.al