Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Samdorias në “San Siro”. Dy pikë të humbura, por mund të konsiderohet edhe një pikë e fituar pas ndeshjes, kjo falë barazimit që erdhi vetëm në minutën e 87-të nga norvegjezi Hauge.
Trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli shfaqet e mërzitur në prononcimin e dhënë për mediat, aty ku nuk e fsheh pakënaqësinë e tij në lidhje me performancën e Milanit. “E kam të vështirë të jem i kënaqur sot. Bëmë shumë pak për të fituar, na mungoi ritmi i duhur dhe qasja jonë nuk ishte ajo që prisja.
Ishte një ndeshje e komplikuar për ne. Prisja një tjetër ndeshje nga ana e djemve, por tani duhet të kthehemi të bëjmë mirë. Ndeshja e sotme nuk ishte në lartësinë e Milanit dhe pritshmërive që kishim. Formacioni? Zgjedhjet e mia u ndikuan nga lojtarët që kanë luajtur apo jo me kombëtaret.
Çdo vendim mund të jetë i kritikueshëm, por ndeshja e jona sot nuk ka lidhje me një apo dy lojtarë. Sampdoria luajti njësoj si në ndeshjen e fazës së parë. Sot ia thjeshtuam gjërat kundërshtarëve me ritmin me të cilin luajtëm, na mungoi intensiteti dhe kualiteti në lojë.
Një gjë e tillë na zhgënjen dhe hidhëron. Saelemaekers mund të luajë mirë edhe si mbrojtës i djathtë. Hauge? Ai realizoi një gol të rëndësishëm, që do e ndihmojë t’i rritet besimi te cilësitë e veta“, deklaroi trajneri i Milanit, që i thotë lamtumirë titullit kampion. /abcnews.al