Shënohen 481 viktima dhe rreth 22 mijë raste të reja me Covid në Itali

schedule19:58 - 2 Prill, 2021

schedule 19:58 - 2 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 21,932 raste të reja me koronavirus nga 331,154 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 481 pacientë kanë humbur jetën.

Gjithashtu sipas autoriteteve po ulet shtrimet e pacientëve në spitale, ndërsa është shënuar rritje në pavionet e kujdesit intensiv.

Deri më tani në Itali 3,318,983 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!