Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madrid i kalon kufijtë sportivë. Gerard Pique është një katalanas puro dhe nuk përton të thumbojë “armiqtë” e përjetshëm. Lojtari i Barcelonës ka lëshuar sulmin e radhës ndaj “Los Blancos”, të cilët i akuzon për favorizime arbitrare.
Gjatë një bisedë të bërë në Movistar, mbrojtësi i njohur rikthehet pas në kohë. Ishte vetëm 12 vjeç dhe luante me ekipin e tij të zemrës. Barcelona dhe Reali u ndeshën në një finale të një turneu për të rinj, që u fitua 3-2 nga ekipi kryeqytetas.
“¡Es falta, hombre! Los árbitros desde alevines ya les ayudan”@3gerardpique, @AlbertoLora11 y una final inolvidable.#LosOtrosDeBrunete en VOD: https://t.co/b2N4e8hHJI pic.twitter.com/c1NqVyDQ5k
— Fútbol en Movistar+ (@MovistarFutbol) April 2, 2021
Në një moment gjatë ndeshjes, Pique pësoi një faull nga Alberto Lora (sot pjesë e Sporting Gijon) dhe ish-sulmuesi i Realit avancoi drejt portës katalanase duke shënuar golin e fitores. “Ishte faull! Arbitrat e ndihmojnë Realin edhe tek ekipet e moshave“, theksoi 34-vjeçari. /abcnews.al

