Që prej të hënës, sondazhi unik i abcneës.al në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit është duke u aksesuar nga një numër rekord pjesëmarrësish, ku një pjesë hyjnë për të dhënë pëlqimin e tyre për partinë osë kandidatin e preferuar, kurse shumë të tjerë janë të interesuar për të parë rezultatet.
Deri më tani, në sondazhin e abcnews.al (Kliko KËTU për të hyrë) kanë dhënë pëlqimin e tyre për partinë dhe kandidatin e preferuar 230 000 persona, ndërsa vërehet një rivalitet i fortë mes kandidatëve të PS, PD dhe LSI, të cilët krahas garës me kundërshtarin janë duke përjetuar edhe një garë me njeri-tjetrin.
Siç ishte njoftuar edhe më parë, sondazhi i abcnews.al do të mbyllet mbrëmjen e së dielës dhe do të rihapet sërish në orët e para të paraditës së të hënës. Gjatë orëve që do të jetë i mbyllur, qytetarët do të mund të shohin vetëm rezultatet e javës së parë të sondazhit duke mos patur mundësi që të votojnë.
Java e dytë e sondazhit, të hënën do të rinisë nga zero për secilën parti dhe kandidat. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe gjatë dy javëve të tjera pasardhëse deri një natë para zgjedhjeve të 25 prillit ku edhe sondazhi do të mbyllet përfundimisht.
Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e Abcnews.al
Çdo të dielë në mbrëmje, abcnews.al do të tregojë rezultatet bruto dhe nuk do të dalë me një përfundim në lidhje me fituesin e mundshëm të zgjedhjeve të 25 prillit pasi bëhet fjalë vetëm për një dhënie pëlqimi online ndaj një partie apo kandidati, e cila jo domosdoshmërisht mund të përkthehet në votë.
Programuesit e abcnews.al kanë marrë masat e duhura për t’i paraprirë çdo tentative për të manipuluar treguesit nga parti apo kandidatë të mundshëm. Çdo qasje e tillë është kapur dhe do të kapet nga sistemi i ngritur prej nesh në mënyrë që ajo që pasqyrohet në rezultate të jetë sa më pranë realitetit në terren.
Kanë mbetur pak më shumë se 48 orë nga mbyllja e sondazhit për javën e parë.
Si votohet?
Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë, të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.
Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e abcnews.al do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ. Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore.
Lexuesi ka mundësi të shohë rezultatet pasi të ketë votuar në mënyrë që të mos ndikohet kur të japë pëlqimin e tij.
Përmes kësaj forme dhe masave të tjera të marra, programuesit tanë kanë parandaluar çdo lloj tentative nga subjekte politike apo kandidatë që ndërhyjnë në mënyrë të pandershme në rezultatin e sondazhit.
Çdokush mund të votojë vetëm 1 herë në javë. Rezultatet mbyllen dhe zerohen në fund të javës për të rifilluar nga zero në hënën. Deri një ditë para zgjedhjeve do të publikohen 4 herë rezultatet finale të javës. /abcnews.al