Kryeministri Edi Rama deklaroi se synohet që eksportet bujqësore të shkojnë mbi 1 miliardë në katër vitet e ardhshme. Rama u shpreh se sot fermerët shqiptarë shesin produkte në SHBA dhe Korenë e Jugut ndërsa shtoi se historia e hedhjes së produkteve është një padije e ushqyer nga ata që qeverisën për vite me radhë.
“Këtu ka edhe të tjerë që janë modele. Ajo që është e rëndësishme është se këta shembuj po infektojnë pozitivisht të tjerët dhe po shtohen pikat e referimit. Namin e madh e ka lushnja dhe Divjaka por Berati është kthyer në platformën shembullore të transformimit të bujqësisë duke kaluar nga bujqësia e mbijetesës te sipërmarrja. Jo vetëm që është e mundur, por nëse ke vizionin e duhur, punën dhe durimin mund të dalësh dhe të ngjitesh në maja të paimagjinueshme.
Thonë shpesh se ne nuk paskemi program. Programi ynë është vizionin, puna dhe durimi. Me të gjitha këto ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planit tonë te veprimit që është në funksion të Shqipërisë 2030. Shqipëria mund të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe eksportit. Në këto tre hallka të zinxhirit të zhvillimit, Shqipëria do shkojnë në nivel tjetër. Punësimi është një problem e vendeve të rajonit. Rritja e vendeve të punës të paguara më mirë është sfidë e jashtëzakonshme. Këtu do ishte e pabesueshme nëse do dëgjonin të ardhurat reale. Këta që janë këtu nuk kanë orar dhe nuk kanë limit. Këta njerëz që janë këtu nuk njohin dallimin mes ditës dhe natës.
Këta njerëz e gdhijnë në sera, ara dhe fabrikat e tyre. Flas për ata që punësohen këtu, që në kohën e pikut kanë paga më të larta se në ditët e zakonshme. Sfida jonë këtu është që eksportet bujqësore të shkojnë mbi 1 miliardë në katër vitet e ardhshme. Kam bindjen që do ia dalim. Bëhet fjalë për një kategori njerëzish në Berat, Divjakë, Konispol, Malësinë e Madhe që janë sot një bagazh dije dhe eksperience. Asnjëri nga këta nuk i ka ditur të gjitha ato që di sot dhe vjen dita që një njeri nga zona këtu që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut pa i diskutuar këtu vendet e Europës.
Historia e hedhjes së produkteve është një padije e ushqyer nga ata që qeverisën për vite me radhë duke mos dhënë asnjë informacion për të çuar mesazhin te fermerët me financime për zëra të caktuar. Ne kemi ndryshuar qasje komplet. Ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma. Këta njerëz dinë më shumë se ne për këtë punë. Ne sot jemi shumë më pranë lartësisë ku këta janë me atë që ne bëjmë”, tha Rama./mv.abcnews.al