Studimi: Dy dozat e Pfizer sigurojnë përgjigje të fortë imunitare tek të moshuarit mbi 80 vjeç

schedule15:27 - 1 Prill, 2021

schedule 15:27 - 1 Prill, 2021

Dy doza të vaksinës së Pfizer mund të prodhojnë nivele të larta antitrupash tek personat që janë mbi 80 vjeç. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pavaruar i fokusuar tek imuniteti që ofron vaksina tek të moshuarit.

Testet e gjakut të bërë në njerëz që moshës nga 80 deri në 96 vjeç zbuluan se 98 për qind e tyre prodhuan përgjigje të fortë antitrupash pas marrjes së dy dozave të vaksinës, të cilat jepen brenda 3 javëve distancë.

Pas dozës së dytë, nivelet e antitrupave trefishohen.

Paul Moss, profesor i hematologjisë në Universitetin e Birmingham, i cili udhëhoqi studimin me Dr Helen Parry, tha se ekipi ishte “i befasuar” dhe “shumë i kënaqur”që panë se vaksinimi me dozat e Pfizer ofron “mbrojtje të shkëlqyeshme klinike”.

Studimi i parë i madh në botën reale rreth vaksinës së prodhuar nga Pfizer në Izrael zbuloi se dy doza parandalojnë 94% të rasteve simptomatike në të gjitha grupmoshat. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!