Sergio Ramos ka mbërritur te Real Madrid i dëmtuar. Kapiteni u dëmtua pas ndeshjes së djeshme ndaj Kosovës, ku u aktivizua vetëm në minutën e 86.
Pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Ramos vazhdoi të stërvitjen në fushë i vetëm dhe gjatë miniseancës ai ndjeu shqetësime, siç e tha edhe vetë në fjalën e tij për mediet.
Pas ekzaminimeve të kryera sot në qendrën shëndetësore të Real Madrid, mësohet se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë. Klubi nuk bën me dijë sa do mungojë.
Mediet flasin për rreth një muaj, çka do të thotë se ai pritet të humbasë dy ndeshjet çerekfinale ndaj Liverpool dhe El Clasicon ndaj Barcelonës më datë 10 prill. /abcnews.al