Edhe pse ka vetëm pak ditë nga lindja e vajzës, Eliona Pitarka ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes. Aktorja po shijon momentet më të bukura dhe këtë gjë e tregon me postimet që publikon.
Ajo mirëpriti vajzën që e pagëzoi me emrin Gala, por vetëm pak minuta më parë ajo ka zbuluar portretin e plotë të saj. Teksa ka folur për ndjesin kur mori të bijën për herë të parë në krah, Eliona e ka cilësuar këtë moment si magjik, që i ka ndryshuar tërësisht jetën.
“Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra. Ajo ka treguar më parë se emrin Gala e ka zgjedhur bashkëshorti i saj. /abcnews.al