Matteo Salvini ka mbështetur draftin e miratuar nga CDM për Covid-19.
Salvini ka deklaruar se autoritetet duhet të bazohen vetëm tek shkenca dhe se nuk mund të mbyllen 60 milion njerëz vetëm me vendime politike.
Gjithashtu ai është shprehur se ka besim tek specialistët italianë, ndërsa kërkon bashkëpunim dhe vigjilencë nga ana e qytetarëve për të përballuar situatën e vështirë të koronavirusit.
“Ne i drejtohemi shkencës dhe kemi besim tek mjekët italianë. Të dhënat shkencore do të lexohen dhe do të mirëpriten. Ne nuk mund të mbyllim 60 milion njerëz dhe mijëra aktivitete duke mos u bazuar tek shkenca”, kështu është shprehur Salvini pas një komunikim për masat anti-Covid në Itali.
/abcnews.al/