Shqipëria ka pësuar një ndryshim në formacion në momentet e fundit, pasi mesfushori Ledian Memushaj ka ndjerë dhimbje dhe nuk mund të luajë.
FSHF njofton se në vend të tij do të aktivizohet mesfushori tjetër, Qazim Laçi, i cili do të jetë krah Keidi Bares dhe Ylber Ramadanit.
Shqipëria përballet me San Marinon prej orës 20:45 trajneri Edy Reja ka zgjedhur për portën Thomas Strakoshën, që rikthehet të luajë pas disa kohësh. Në mbrojtje Ajeti ka marrë vendin e Ismajlit dhe luan krah Gjimshitit dhe Veselit. Hysaj e Lenjani aktivizohen nga krahët, kurse sulmi i është besuar Brojës dhe Manajt.
San Marino, formacioni zyrtar: Benedettini, Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi, Tomassini, Golinucci, Mularoni, Nanni, Berardi. Trajner: Franco Varrella
Shqipëria, formacioni zyrtar: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Laçi, Ramadani, Bare, Manaj, Broja. Trajner: Edoardo Reja