Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ndodhet në Korçë ndezi një qiri në vendin më të veçantë për qytetarët korçar, te “Lëndina e lotëve”.
Për qytetin ky monument simbolizon ndarjen e qytetit dhe emigrimi. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë korçarë, Basha shpjegoi se përse vendosi të ndizte një qiri.
Kryedemokrati tha se e bëri këtë pasi edhe sot emigracioni është një ndër plagët më të mëdha, jo vetëm për Korçën por për çdo qytet të vendit.
“Pak ditë na ndajnë, por tashmë jua them me gojën plotë se ndryshimi ka ardhur, është në zemrat, mendjen dhe në sytë tuaj. Është një vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. U ndala te lëndina e lotëve, dikur ishte vendi i ndarjes së bashkëshortëve dhe nënave me bashkëshortët dhe nënat që iknin në kurbet.
Edhe unë e ndeza një qiri siç është traditë, jo vetëm për të respektuar ata breza korçarësh që u larguan për të mos u kthyer kurrë. Disa prej tyre krijuan një jetë të re përtej Oqeanit, që u bënë simbole të punës. Emra që na bëjnë krenarë. Nuk e ndeza këtë qiri vetëm për ta, për fat të keq e ndeza sepse lëndina e lotëve vazhdon të lotojë që largohen në emigracion. Në çdo qytet shqiptar ka një lëndinë lotësh, njësoj si ajo para 200 vjetësh mbulohej nga trishtimi. Por ndryshe nga 200 vjet më parë kjo nuk ndodh prej pamundësive. Korça i ka të gjithë mundësitë. Unë e di sepse nuk është hera e parë që jam mes jush, ju jeni krenari, e ardhmja që fillon sot. Ajo që Korça nuk ka pasur në këto tetë vite ka qenë një qeveri. Ne kemi një plan që do të nxjerrim Korçën tonë të dashur,” tha Basha. g.v/abcnews.al