Gjermania pezullon përdorimin e AstraZeneca te gratë nën 60 vjeç

schedule08:20 - 31 Mars, 2021

schedule 08:20 - 31 Mars, 2021

Landi i Berlinit në Gjermani ka ndërprerë vaksinimin me AstraZeneca te gratë nën moshën 60 vjeç. Këtë lajm e ka bërë të ditur Senatorja përgjegjëse për shëndetësinë në Berlin, Dilek Kalayci, duke iu referuar të dhënave të reja mbi efektet anësore të vaksinës. Sipas Institutit kombëtar Paul Ehrlich, i specializuar për vaksinimet, janë 31 rastet e regjistruara me trombozë cerebrale pas marrjes së vaksinës anglo-suedeze.

Një zëdhënëse e spitalit Charite në Berlin tha se hapi ishte i domosdoshëm pas raporteve të mpiksjes së gjakut, të njohur si trombozë të venave të sinusit cerebral te gratë në Gjermani.

Pas pezullimit masiv në Europë, vaksina astrazeneca së fundmi ka ndërruar emrin në Vaxzevria”.   kompania farmaceutike anglo saksone ka pranuar emërimin e ri të vaksinës pas kërkesës nga ana e Agjencisë Europiane të barnave. Në paketimin e ri, në fletën shoqëruese janë shtuar efektet anësore të saj, se në raste të rralla shkakton trombozë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!