Dy persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa 67 të tjerë janë shoqëruar në komisariate për verifikim.
Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Arsen Cakës, 30 vjeç, iu gjet dhe u sekuestrua një pistoletë.
Caka u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjetën 3 pako me kokainë të ambalazhuara me natriban.
Në total policia sekuestroi edhe fishekët që mbante Caka, dy aparate celularë dhe makinën “Renault” të Ramaliut.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka njoftuar gjithashtu se ka shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 persona me preçedentë penalë të mëparshëm. Gjithashtu janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete./abcnews.al