Tatimet: Bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve         

schedule14:59 - 4 Nëntor, 2017

schedule 14:59 - 4 Nëntor, 2017

Në kulmin e aksionit antiinformalitet Tatimet e kanë përqendruar vëmendjen tek deklararimi i  punonjësve dhe pagave reale të tyre. Pas kontrolleve në terren i kanë kërkuar bizneseve të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore.

Tatimet iu kanë kërkuar sipërmarrësve të rrisin numrin e punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, deklarimin real të pagave të punonjësve të specializuar e të administratës si dhe të ulin tepricën kreditore.

Përmes një njoftimi Drejtoria e Tatimeve ka ftuar bizneset t’i përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore përmes vlerësimit të deklaratave.

Kjo nismë u paralajmërua nga Drejtoresha Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj gjatë takimi zhvilloi me Dhomën Amerikane ku u shpreh se sa i përket punësimit, kontrollet nuk do të jenë më për sigurimin, por për nivelin e pagës.

Mosdeklarimi i pagave reale është një nga format më të përhapura të evazionit në vend.

Shqipëria mbledh si kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore vetëm 5% të prodhimit të brendshëm bruto duke shënuar nivelin  më të ulët në rajon dhe Europë.

Kontributet e sigurimeve në vendet e rajonit sjellin më shumë se 10% të PBB-së./ABC News.

 

https://youtu.be/Bki2Utr6KUE

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!