Mbi 16 mijë raste me Covid-19 dhe 529 viktima në Itali

schedule18:16 - 30 Mars, 2021

schedule 18:16 - 30 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 16,017 raste të reja me koronavirus, nga 301,451 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 529 pacientë nuk e kanë fituar betejën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur betejën 108,897 persona.

Sipas autoriteteve 18,687 të prekur me Covid janë shëruar.

Sakaq Lombardia mbetet rajoni me rastet më të larta më Covid me 3,271 të prekur në 24 orë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!