E ardhmja e Sergio Ramos vazhdon të mbetet një mister. Mbrojtësi i Real Madrid ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga madrilenët, ndërkohë që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit.
Sipas raportimit të “El Transistor”, klubit spanjoll i ka humbur durimi me kapitenin e tyre. Mësohet se drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum prej 48 orësh qendërmbrojtësit për të dhënë një përgjigje përfundimtare për vendimin e tij.
“Quedan 48 horas para que Sergio Ramos responda a la oferta del Real Madrid”
“Creo que Ramos está mucho más fuera que dentro del Madrid” pic.twitter.com/OLf4kd6nvz
— El Transistor (@ElTransistorOC) March 29, 2021
Në këto momente 35-vjeçari duket më shumë se kurrë pranë largimit nga Madridi. Kujtojmë që Ramos ka disa kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te PSG-ja apo Manchester United, por më shumë pritet të mësojmë pas dy ditësh kur Ramos t’i kthejë një përgjigje Realit. /abcnews.al