Spanja po përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në vitet e fundit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se dy ditët e ardhshme janë vendimtare për të vënë nën kontroll flakët përpara mbërritjes së një vale të re të nxehti.
Kryeministri Pedro Sanchez u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë “kujdes maksimal”, pasi temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës.
Zjarret, që shpërthyen në pyjet përreth Madridit në kulmin e sezonit turistik, kanë detyruar rreth 60 mijë banorë të evakuohen me nxitim nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre u larguan brenda pak minutash, duke lënë pas kafshët shtëpiake, ilaçet dhe sendet personale.
Në zonën e Navaluengës, dhjetëra banesa janë shkrumbuar, ndërsa peizazhi është mbuluar nga toka e djegur dhe tymi.



