Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juve “e fiksuar” me talentin e Ajax, Paratici takon Mino Raiolan

schedule08:57 - 30 Mars, 2021

schedule 08:57 - 30 Mars, 2021

Juventus është i përqendruar për të afruar talente me cilësi në skuadër dhe Ryan Gravenberch është një nga më premtuesit për momentin. Talenti i Ajax është në pronësi të disa klubeve, por duket se Juve i ka paraprirë të gjithëve.

Nga ajo që raportohet, drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka takuar Mino Raiolan, agjentin e mesfushorit për të diskutuar rreth blerjes së mundshme të tij. Marrëdhënia e mirë e Raiolas me Juventusin mund të ndikojë në suksesin e këtij operacioni.

Gravenberch ka luajtur 50 ndeshje me Ajax dhe dy ndeshje me kombëtaren e Holandës. Kontrata e tij me Ajax përfundon në vitin 2023. Raiola ka në menaxhim edhe De Ligt, i cili kaloi te Juve para dy sezonesh. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!