Më 17 dhe 18 Nëntor do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për largimin e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare që citojnë një burim shumë të afërt me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk.
I njëjti burim njoftoi të mërkurën se do të ishte i nevojshëm një samit për Brexit në mesin e Nëntorit. Këto raportime vijnë në një kohë kur shtetet anëtare ishin mbledhur në Salzburg të Austrisë për një samit informal të Unionit.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar liderët e BE-së se koha po mbaron sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për mardhëniet pas Breksit mes Londrës dhe Brukselit.
Ndërkohë, mediat britanike duke cituar burime brenda samitit në Austri, raportojnë se pothuajse të gjithë vendet anëtare të BE-së janë dakordësuar për mbështetjen e një referendumi të dytë lidhur me largimin e Britanisë nga Unioni./abcnews.al