Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vaksina kineze +80-vjeç, shumë të moshuar të paqartë: Më kanë thënë me bërë gjilpëra kineze

schedule23:00 - 29 Mars, 2021

schedule 23:00 - 29 Mars, 2021

Nga Ajgena Korbi

Shumë të moshuar në kryeqytet janë  të paqartë se kur dhe ku do ta marrin injeksionin anticovid. “Më kanë thënë vetëm të ka dalë emri”. “Më kanë thënë me bërë gjilpëra kineze” tha dy të moshuar.



Moshat mbi  80 vjeç po vaksinohen në qendrat shëndetësore pranë vendbanimit ndërsa ata nga 70 deri në 79 vjeç në sheshin “Skëndërbej”, por kjo vetëm pas planifikimit nga mjeku i familjes i cili fillimisht iu cakton datën dhe orën pacientëve në moshë më të madhe.  “Prandaj e bëra vaksinën qëtë ndihem e sigurt” tha një e moshuar.

Kryeinfermieria Pëllumbesha Kaloshi tregon si ka ecur procesi në dy ditët e para të aplikimit të vaksinës kineze Sinovac në qendrën shëndetësore numër 9. “Nuk ka pasur refuzime”.

Të moshuarit që nuk kanë mundësi  të paraqiten në datën e caktuar nuk iu humbet e drejta për ta marrë vaksinën më vonë.

Ndërsa ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia sipas drejtorit të qendrës shëndetësore numër 9 Bujar Mema do të përfshihen në lista në një moment të dytë.  Kjo është një ndër qendrat më të mëdha shëndetësore në Tiranë ku marrin shërbim rreth 8 mijë qytetarët mbi 70 vjeç./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!