“Vaksinimi në shesh propagandë”, Koduzi: Rama po luan me jetën e qytetarëve me doza të pasigurta

schedule22:19 - 29 Mars, 2021

schedule 22:19 - 29 Mars, 2021

Këtë mbrëmje në “Log” me Endri Xhafon diskutohet mbi politikën dhe vaksinat. Gjatë bisedës në studio drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se me sistemin aktual nuk ka vend për abuzim nga mjeku i familjes.

Këtij të fundit i është lënë detyra që të caktojë e të thërrasë personat që kanë radhën të vaksinohen në baze të grup-moshave apo sëmundjeve kronike që mund të kenë.

Çdo vaksinë që bëhet regjistrohet tek eAlbania. Baza është mjeku i familjes. Çdo mjek familjeje di moshat, dhe ata me sëmundje me risk. Sot vaksinohen 20 mijë persona në ditë. E di mjeku i familjes në bazë të kartelave, që njofton sipas grup-moshave dhe sëmundjeve. Te mjeku i familjes është edhe formulari me efektet anësore.”

Por, i pyetur nëse mjeku i familjes ka në dorë që të bëjë “qoka”, Brataj tha vaksina ka për të gjithë.

Nga ana tjetër, Koordinatori i Kombëtar i PD-së për Shëndetësinë Gazment Koduzi tha se shqetësuese në vend është çështja e informimit.

“Gjatë ndeshjes, postet e vaksinimit në stadium ishin mbyllur, në qendra vaksinimi kishin kinezet. Në shesh shkuan të painformuar. U bë rrëmujë. Bota e ka rregulluar.”

Sipas tij, zhvendosja e vaksinimeve në shesh është është thjesht një shoë e propagandë për fushatën.

“Bërja e vaksinave në shesh e stadiume është cirk. Show.”

Problemin e informimit dhe të sistemit e ngriti edhe mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Ai theksoi se qeveria e dinte që vaksina do vinte, dhe duhej të ishte më e përgatitur nga ana elektronike.

“E dinim që vaksina do vinte, shyqyr që vinë. E dimë prej një viti që do vinte kjo ditë, duhet të ishim më gati nga ana elektronike. Po të kishim një sistem më të plotë…”

Kurse, sa i përket vaksinave ruse dhe kineze, dhe mënyrës sesi kryeministri i siguroi ato me anë të palëve të treta, Koduzi tha se Rama është pa plan dhe se po improvizon “për të ruajtur karriken”.

“Mënyra sesi ka vepruar Rama, ka ca pirueta politike, është pa plan, e merr vendimin për hatër të karriges së tij politike. Mendoj që e bëri për arsyet politike për të nisur vaksinimin masiv…Po luan me jetën e qytetarëve me vaksina jo të sigurta.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!