Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka bërë me dije se në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Karçanaj,përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shpjegon procedurën e thjeshtë online, që zgjat vetëm pak sekonda, e krijuar për të lehtësuar qytetarët.
Ndër të tjera drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.
“Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort. ??
Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19.
Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit.
E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo”, shkruan Karçanaj.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë ka nsiur vaksinimi me vaksinën kineze Sinovac për grupmoshën 70 vjeç. /abcnews.al