Ka nisur paraditen e sotme vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç në sheshin “Skëndërbej”. Procesi po ndiqet nga afër nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Në shesh janë ngritur disa stenda të kthyera në qendra vaksinimi, ku të moshuarit po marrin vaksinën kineze “Sinovac”.
Manastirliu ka takuar nga afër disa prej tyre duke i pyetur në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në mbështetje të ekipeve të ministrisë së Shëndetësisë do të jenë edhe mjekë dhe infermierë të FA-së./mv.abcnews.al