Ende nuk dihet se kur do të hapet përsëri Kanali i Suezit, pasi situata mbetet shumë e paqartë pas bllokimit të anijes “Ever Given”.
Deri tani, në ditën e pestë 321 anije janë të bllokuara në Suez duke shpresuar te rihapja e kanalit në ditët e ardhshme. 14 rimorkiatorë, por edhe mjete të tjera vijojnë operacionin për ta zhbllokuar.
Kreu i autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabia u shpreh se përpjekjet vazhdojnë por shtoi se nuk mund të parashikojë se kur do të hapet. “Timoni dhe helika e anijes gjigande 400 metra po punojnë përsëri“.
Ai tha se shpresonte që nuk do të duhet të lëviznin kontejnerët nga anija për të zvogëluar ngarkesën e saj, ndërsa theksoi se erërat e forta dhe baticat po e bënin të vështirë operacionin.
Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi në Kanalin e Suezit, ndërsa në një video “3D” është rindërtuar momenti i përplasjes së anijes 400 metra të gjatë dhe 60 të gjerë.
Kostot ekonomike nga bllokimi janë miliarda dollarë në ekonominë botërore./db/ Abcnews.al