FNSH ka kryer disa kontrolle të befasishme mbrëmjen e sotme në Fier dhe në Lushnje.
Në objektiv kanë qenë 3 kategori; personat e shpallur në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe që posedojnë lëndë narkotike.
Ende nuk dihet rezultati i operacionit të zhvilluar nga FNSH në këto dy qytete, teksa përpos kontrolleve janë ngritur edhe pika postblloku, raporton gazetarja e ABC në Fier, Valbona Davidhi./ Abcnews.al