Regjistrohen 1,320 raste të reja me Covid-19 në RMV, 35 qytetarë humbën jetën

schedule20:08 - 27 Mars, 2021

schedule 20:08 - 27 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,320 raste të reja me koronavirus, nga 4,738 testime të kryera.

Prej rasteve të reja 604 janë në Shkup, 80 Kumanovë, Manastir 72, Veles 62, Ohër 60, Kavadar dhe Shtip 44, Prilep 43, Gostivar 40, Gjevgjeli 38, Tetovë 29, Strumicë 28, Negotinë 23, Strugë 29, Koçani 19, Kërçpvë 18, Radovish dhe Berovë 10, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë 9, Resnjë, Vinicë dhe Bogdanici 7, Dellçevë, Vallandovë dhe Krushevë 6, Demir Kapi 5, Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë 4, Makedonski Brod dhe Dojran 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 514 pacientë të shëruar dhe 35 të tjerë kanë humbur jetën, prej tyre 16 janë nga Shkupi, 4 nga Manastiri, 3 nga Strumica, nga 2 nga Koçani dhe Prilepi dhe nga 1 në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Demir Kapi.

Që nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar me koronavirus gjithsej 126.230 qytetarë, prej të cilëve 104,345 janë shëruar dhe 3,642 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 18.243. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!