Formula 1 pritet të startojë nesër dhe gjithçka do të nisë nga Çmimi i Madh i Bahreinit. Pak çaste më parë janë mbyllur dhe provat zyrtare, ku Max Verstappen i ka surprizuar që të gjithë.
Piloti i Red Bull ishte më i shpejti nga të gjithë dhe ditën e nesërme do ta fillojë garën i pari. Në vendin e dytë u rendit kampioni aktual, Lewis Hamilton dhe podiumi mbyllet nga Valtteri Bottas.
CLASSIFICATION: END OF QUALIFYING ⏱️
A dream weekend continues for @Max33Verstappen as he powers to pole ?#BahrainGP ?? #F1 pic.twitter.com/g9UABr1EK2
— Formula 1 (@F1) March 27, 2021
Ndërkohë, pilotët e Ferrarit, Leclerc dhe Sainz, e mbyllën respektivisht në vendin e katërt dhe tetë. Emocionet dhe surprizat nuk priten të mungojnë nesër, ku Hamilton do të tentojë të mbrojë sërish titullin kampion. /abcnews.al