Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të reja me argumentin se ato janë e vetmja zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza.
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovësë, Avdullah Hoti, deklaroi se opozita në vend po përgatit mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj. Ai shtoi se ka ardhur moment që ti jepet fund arrogancës dhe qeverisjes së keqe në
Hoti foli dhe për seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet të enjten, me kërkesë të opozitës ku do të diskutohet për tri marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën opozita ka mbledhur 53 firma.
Kreu I grupit parlamentar të LDK këmbënguli se duhen zgjedhje të reja në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike dhe se koalicioni PAN në qeveri e ka treguar se nuk mund të sjellë më ndryshim.
Sipas tij deputetët e opozitës aktuale përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëe të Kosovës.
Hoti, tha se takimi i Presidentit Thaçi me homologun e tij serb Vuçiç në Bruksel nuk u realizua për meritë të opozitës dhe qytetarëve që e mbështesin, dhe janë po këta që mund të rrëzojnë qeverinë aktuale
Në përfundim të fjalës së tij ai u shpreh se nëse është nevoja për protestë, LDK-ja është e gatshme ta organizojë një të tillë dhe të ftojë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje. /abcnews.al