Inter është i fortë këtë vit, por në të ardhshmin duhet të jetë më shumë dhe të luftojë për të gjithë kompeticionet. Zikaltërit duan të kenë më shumë alternativa në sulm dhe kanë pikasur një nga sulmuesit më në formë në Itali.
Antonio Conte pëlqen shumë cilësitë e Luis Muriel dhe mësohet të ketë udhëzuar drejtuesit të blejnë kolumbianin. Atalanta nga ana tjetër nuk e quan të pashitshëm 29-vjeçarin dhe është gati ta lejojë të largohet kundrejt një shifre prej 25-30 milionë euro.
Kontrata e tij me skuadrën e Gjimshitit skadon në vitin 2023 dhe merr 1.8 milionë euro në sezon. Këtë sezon ai ka luajtur 26 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola dhe dhuruar 7 asiste, duke qenë një nga më të mirët e këtij sezoni te Atalanta. /abcnews.al