Historiania Elena Kocaqi ka deklaruar se biznesmenë të fuqishëm i bëjnë presion politikës për të marrë qendra të rëndësishme.
Në studion e “Bardh a Zi”, duke diskutuar për trashëgiminë kulturore, Kocaqi tha se ky është një problem shumë i madh, pasi është i dukshëm presioni që biznesi i madh bën për kapur qendrat më kryesore të Tiranës. Sipas saj prokuroria duhet të hetojë ekspertët që hedhin firmat.
“Nuk mendoj se është materniteti problem. Kishte që pas tërmetit që nuk funksiononte. Ne duhet ta bëjmë edhe të funksionueshëm. Unë mbroj trashëgiminë. Problemi që ka Tirana është se biznesmenë të fuqishëm të ndërtimit bëjnë presion shumë të madh politikës, ose bashkëpunojnë me politikën për të marrë qendra të rëndësishme.
Duket qartë që ka një presion të biznesit të madh për të kapur qendrat më kryesore të Tiranës.
Prokuroria duhet të hetonte disa firma që janë hedhur nga ekspertët për disa ndërtime ne qendra të caktuara arkeologjike të kategorisë së parë. she këta persona të shkojnë të gjithë në burg sepse është bërë e rrugës të gjithë ekspertët në Shqipëri nuk marrin përgjegjësi për gjithçka që bëjnë. Ka rëndësi eksperti. Edhe gjykata kur merr vendimin bazohet te eksperti. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm me këta pseudoekspertët”, deklaroi ajo. g.v/abcnews.al

