Jonida Maliqi feston sot 38 vjetorin e lindjes dhe në këtë dit të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë dhe fansat të saj. Në mesim e atyre që e kanë surprizuar këngëtaren është dhe moderatori Ardit Gjebrea dhe partnerja, Anila, të cilët i kanë dhuruar një buqetë me lule, shoqëruar me një pusullë.
“Gëzuar ditëlindjen, e dashur! Paç ditë plot dritë, çdo të mirë të kësaj bote bashkë me engjëllin Dan dhe të shtrenjtët e zemrës. Bekimet e perëndisë qofshin lumë gjithmonë. Të dua dhe të përqafojmë Anila dhe Ardit `Gjebrea.”, thuhet në pusullë.
E emocionuar Jonida e ka ndarë këtë surprizë në Instagram, ndërsa shprehet: “Ndihem e bekuar me mië kaq të mirë dhe kaq të rrallë. Faleminderit shumë që ma bëë këtë ditë akoma më të bukur. Anila, Ardit, Joni, Ana ju dua fort, fort, fort.”/abcnews.al