Në Selanik dhe Pire u regjistruan trazira dhe protesta të dhunshme mbrëmjen e 18 Shtatorit. Manifestimet u zhvilluan në përkujtim të 34-vjeçarit Pavlos Fyssas, anëtar i partisë ekstremiste Agimi i Artë, i cili u vra 5 vjet më parë.
Gjatë protestës në Selanik një 19-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u godit në fytyrë me sende të forta. Në Pire, një grup individësh të panjohur i vunë zjarrin koshave, hodhën bomba molotov dhe gurë kundër policisë.
Ndërsa nga ana tjetër, forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Skena të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, ku një grup të rinjsh të maskuar sulmuan agjentët, të cilët ruanin zyrat e partisë në pushtet, Syriza./abcnews.al