Shqipëria paguan 10 mln dollarë për vaksinat kineze

schedule16:20 - 26 Mars, 2021

schedule 16:20 - 26 Mars, 2021

10 milionë dollarë do të paguajë qeveria shqiptare për vaksinat kineze. Dje në Tiranë mbërritën nga distributori në Turqi 192.000 dozat e para të “Sinovac”, ndërsa më pas pritet që të vijë edhe pjesa tjetër që është firmosur në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe kompanisë. Në vendimin e firmosur në datë 24 mars dhe që dje u botua në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi, theksohet se Ministrisë së Shëndetësisë i kalohet shuma prej 10 mln dollarë në mënyrë që ISHP të kryejë pagesën te distributori turk.

“Kryerjen  nga  Instituti  i  Shëndetit  Publik  të pagesës  së  dozave  të  vaksinave  anticovid-19,  sipas kushteve  të  përcaktuara  në  marrëveshjen  ndërmjet Ministrisë  së  Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit  Publik,  dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.,  për  furnizimin  e Republikës     së     Shqipërisë     me     vaksinën     e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  Co,  Ltd.  dhe  të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Ministrisë   së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale,  në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin    e    Shëndetit    Publik,    në    llogarinë ekonomike    6050000    (Produkti    91305AH)    të programit  të  shëndetit  publik  (07450),  i  shtohet ekuivalenti  në  lekë  (sipas  kursit  zyrtar  të  këmbimit në  datën  e  pagesës)  i  shumës  10  000  000  (dhjetë milionë)  USD,  të  pagesës  së  dozave  të  vaksinave anticovid-19,   sipas   kushteve   të   përcaktuara   në marrëveshjen  ndërmjet  Ministrisë  së  Shëndetësisë dhe   Mbrojtjes   Sociale,   ministrit   të   Shtetit   për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  dhe distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi  ve ticaret”  A.Ş.,   për   furnizimin   e   Republikës   së Shqipërisë   me   vaksinën   e   inaktivizuar   kundër COVID-19 (vero   cell),   Coronavac,   të   krijuar   nga Sinovac  Life  Science  Co  Ltd. dhe  të  prodhuar  në Republikën Popullore të Kinës” thuhet në vendim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!