“Style Star” çel mbrëmjen e sotme në ABC, Kiara Tito tregon gjithçka: Arritja më e madhe që kam

schedule11:00 - 26 Mars, 2021

schedule 11:00 - 26 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme në ekranin e ABC do të nis spektakli më i ri i modës në Shqipëri “Style Star”. Ky show do të prezantohet nga moderatorja shumë e dashur nga publiku, Kiara Tito.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se këtë herë vjen për herë të parë edhe në pozicionin e autores.

Spektali është një show i vërtetë mode, ka shumë element. Ka juri, muzikë, sfidë, të gjitha elementet e një speklakli.

Ne duam të japim mesazhin që me çfarë do që kemi në garderorobë qoftë edhe me xhaketën e gjyshit mund të kenë një stil. Për të gjithë ata që ngrihen me dilemën ca do vesh sot. Do të jetë një garë që do të eleminohet nga një vajzë çdo javë dhe një tjetër do të shpallet fituese”.

Sakaq, Kiara e ka cilësuar “Style Star” si arritjen e saj më të madhe që ka pasur deri më sot në botën e televizionit.

“Ideja ka qenë e imja që në fillim, kam edhe bashkëpunëtor shumë të mirë. Është një përgjegjësi shumë e madhe. Unë jam vetëm 25-vjeç dhe është arritja më e madhe që kam pasur në botën e televizionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!