Ky është 41-vjeçari Edmond Jonuzi, i dënuari në burgun e Drenovës i cili ndërroi jetë të enjten mbrëma. Gazetarja Lediona Xheladinaj raportoi se Jonuzi u dërgua në spitalin e Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht ndihmës nga mjekët ndërroi jetë.
41-vjeçari ishte i dënuar me 12 vite burg për plagosje, përdorues i lëndëve narkotike dhe i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar.
Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa një burim i tha ABC, se i dënuari vuante nga zemra dhe depresioni. sb/abcnews.al/