Një sportiste 22 vjeçare është gjetur e vdekur në Iowa të Shtetetve të Bashkuara. Sipas autoriteteve vendase, Celia Barquin Arozamena, u gjet e pa jetë dhe sipas ekspertizës ajo ishte sulmuar nga agresori. Si i dyshuar për vrasjen është arrestuar Collin Daniel Richards.
Viktima ishte një lojtare e shkëlqyer golfi dhe në vitin 2012 ajo ishtë shpalluar si atletja e vitit në Iowa. Nga deklarata e presidentes së shtetit për ngushëllimet ndaj familjes, ajo tregoi se Arozamena ishte një golfiste me të ardhme të ndritur. Të gjithë miqtë dhe familjarët u shprehën të pikëlluar për humbjen e saj./abcnews.al