Franck Kessie është një nga lojtarët më të dalluar të Milanit në këtë sezon. 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është kthyer në liderin e mesfushës së kuqezinjve. Kontrata me “Djallin” i përfundon në verën e vitit 2022, teksa interesimi për të nga klubet e tjera nuk mungon.
Drejtuesit e Milanit po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin me afrikanin. Kessie përfiton aktualisht 2.2 milion euro në sezon, ndërsa agjenti i tij kërkon dyfishin për të firmosur kontratën e re. Palët janë takuar mes tyre ditën e sotme, por pa arritur një akord.
George Atangana, menaxheri i mesfushorit potent, kërkon një rrogë prej 4.5 milion eurosh në sezon, por Milani nuk ofron për momentin më shumë se 3.5-4 milion euro, duke përfshirë edhe bonuset. Kessie pëlqehet nga shumë klube të Premier League.
Sivjet numëron 10 gola dhe 4 asiste këtë sezon me Milanin në të gjitha kompeticionet. Kessie është kthyer në një pikë fikse të formacionit të Piolit, ndërsa palët kanë programuar një tjetër takim dhe optimizmi për arritjen e marrëveshjes nuk mungon. /abcnews.al