Kryeministri Edi Rama deklaroi se Brenda mandatit të tretë në Shqipëri do të marrë zgjidhje çështja e pronës. Rama u shpreh se ndryshimi mandati i dytë i socialistëve u ndërpre në mes por punët nuk u ndaluan duke sjellë përparime në çdo fushë.
“Ne po mbyllim një mandate të dytë kush mund ta mohojë që është një mandate i thyer në mes. Kush na thotë se ne kemi qeverisur tetë vite harron që mandati ynë i dytë u thye në mes. Ne kemi qeverisur pjesërisht por kemi luftuar plotësisht. Falë PS, shqiptarët kanë përballur dy goditje të njëpasnjëshme, një tërmet katastrofik që nxori rrugëve mijëra familje dhe ndërkohë që ne sapo kishim nisur luftën për të kuruar plagët e atij tërmeti na hyri në mes një tjetër tërmet që tronditi botën mbarë.
Sot çdo ditë familje të zakonshme, familje të varfra që kurrë më nuk do e kishin një shtëpi, po kthehen në shtëpi. Kush thotë që ne jemi vonuar, kthejeni kohën në vendet ku familjet e prekura në tërmeti jetojnë akoma në rulota. 450 kompani në këtë vend të vogël janë angazhuar për rindërtimin. Janë afro 25 mijë punëtorë që punojnë me tre turne për rindërtimin. Janë 33 400 familje që kanë përfituar financim nga qeveria, qoftë për të qëndruar me qira, qoftë për të riparuar dëmet e shkaktuara në ato apartamente apo shtëpi që ishin të riparueshme. Nuk e di nëse një shqiptar I arsyeshëm mund ta mendojë edhe për një sekond, që këtë volum pune mund ta krijonte ajo parti.
Atje është mbledhur e shkuara që synon të rikthehet në drejtimin e vendit pa asnjë ndryshim tjetër përveç fytyrës së dhëndrit. Imagjinoi sikur tërmeti dhe pandemia të kishin ardhur kur ata ishin këtu. Faktet e thonë, që ne kemi rifituar vendet e punës që humbëm gjatë vitit të shkuar. Nëse në vitin 2013 kishte 478 mijë shqiptarë në punë, në fund të 2020-s, ishin 688 mijë. E thotë raporti i bankës europiane. Kjo nuk do të thotë që ne kemi bërë mrekulli as që sikur unë po i them njerëzve mos na bezdisni shumë. Jo. Unë iu them atyre keni shumë të drejtë. Nuk ka të drejtë askush të jetë i dëshpëruar, por të pakënaqur ka plot.
Ne vërtetë i kemi rritur pagat për mjekët dhe infermierët, mësuesit, vërtetë e kemi rritur pagën minimale por këto nuk mjaftojnë. Pyetja është shumë e thjeshtë, çfarë ilaçi ka mërzia dhe pakënaqësia kur je ende duke ngjitur një tatëpjetë, të ulesh? Jo. Të ngjitesh. Dhe vetëm ne e kemi fuqinë për t’u ngjitur. Kjo vjen nga mbështetja e shumicës së shqiptarëve që ngjiten e ngjiten pavarësisht pakënaqësisë dhe mërzisë. Ata e kanë zero taksën mbi fitimin dhe zero TVSH, ndërkohë që taborri i dasmorëve kërcënon me taksën e sheshtë.
Ne jemi këtu për t’u thënë atyre që kanë sot pagën minimale 30 mijë lekë, kur ju na shihni çfarë mund të bëjmë ne me aq lekë, që po keni të drejtë. Prandaj duhet mandati i tretë që paga minimale të shkojë 40 mijë lekë. Në 1 Janar të vitit 2022 do ulim taksën mbi pagën për ata që janë në kategorinë më sipër që kanë një taksë shumë të lartë. Mandati i tretë është mandati për të mbyllur përfundimisht pronën si çështje, qoftë në qytet qoftë në fshat. E di që kanë njerëz që nuk kanë marrë akoma legalizimet. Ata kishin bërë 21 mijë legalizime sot janë mbi 200 mijë. Ata e kanë të veten rrëmujë, tokë e xanum, KÇK. Sot ata e treguan pamjen e asaj që është Shqipëria pa mandatin tonë të tretë”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al