Çomo: Nuk jam politikane, por profesioniste, me PS-në u bashkova se ka njerëz punëtorë në mes

schedule18:47 - 25 Mars, 2021

schedule 18:47 - 25 Mars, 2021

Kandidatja për deputete në listat e Partisë Socialiste për PS-në në qarkun e Tiranës  doktoresha Najada Çomo është shprehur se i është bashkuar skuadrës së socialistëve të cilët dëshmuan se ishin shumë punëtorë.

Ndër të tjera Çomo në fjalën e s’ja ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga profesioni i saj dhe do të vijojë që të jetë në krye të detyrës për mposhtjen e Covid 19.

Unë nuk kërkoj votën për vete por për Ogertën që dëshmoi se ishte një person i palodhur.

“U ndjeva e vlerësuar dhe e emocionuar që do të përfaqësoj një grup të madh njerëzish që punojnë ditë dhe natë nga personat që shpëtojnë jete. Vlerësimi shkon për kolegët dhe stafin që është në krye të detyrës që janë në Tiranë apo kudo tjetër.

Unë jam një nga ato që do të përfaqësoj me angazhimin tim të gjithë bluzat e bardha. Unë u bashkova skuadrës së socialisteve, unë nuk jam politikane, por jam profesioniste dhe do e ushtroj profesionin tim për të fituar betejën me Covid dhe gjykoj se do të jap më të mirën në fushën shëndetësore.

Unë jam bashkuar PS-së se kam parë njerëz punëtorë. Unë nuk kërkoj që ta marr votën për vete pir unë kërkoj që të votohet Ogerta qoftë si grua apo ministre ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar të gjithë profesionistët. Jam bashkuar me bindje skuadrës së Ramës”, ka thënë Çomo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!