6 gjëra që nuk duhet t’jua thoni nënave që nuk ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri

schedule15:17 - 25 Mars, 2021

schedule 15:17 - 25 Mars, 2021

Nënat e reja kalojnë shumë gjëra shqetësuese. Nga ushqyerja e foshnjës gjatë gjithë ditës, ndërrimi i pelenave dhe rikuperimi nga stresi. Muajt e parë të amësisë janë vërtet të vështirë, dhe gjëja e fundit që i duhet një njeriu është të kritikojë një nënë të re pse nuk e ushqen fëmijën me qumësht gjiri. Edhe nëse mund të keni qëllime të mira, mos i thoni këto gjëra një nëne që ushqen foshnjën me formulë.

1. Pse nuk e ushqeni fëmijën me gji

Ushqyerja me gji është një vendim thellësisht personal dhe është e lehtë të ndiheni e gjykuar kur dikush fillon të vërë në dyshim zgjedhjet e tua si prindër. Mund të kenë të gjitha llojet e arsyeve fizike dhe psikologjike pse një grua mund të mos e ushqejë fëmijën me gji. Disa nëna nuk kanë mjaftueshëm qumësht, ose kanë qumësht shumë të hollë, ose po marrin ilaçe, ose thjesht zgjedhin ushqyerjen me formulë. Cilado qoftë arsyeja, ju duhet ta shmangni këtë pyetje.

2. Qumështi i gjirit është më i mirë për fëmijën

Qumështi i gjirit është ideal për foshnjat, dhe disa nëna mund të kenë shumë të vështirë që të bëjnë fëmijën të ushqehet. Fraza që “qumështi i gjirit është më i mirë për fëmijën” mund ta bëjë nënën e re të ndihet e dështuar, prandaj shmangeni këtë konstatim, informon abcnews.al.

3. A nuk shqetësoheni se mund të ndikojë në lidhjen tuaj?

Ekspertët thonë se akti i ushqyerjes me gji çliron oksitocion, që është një hormon dashurie që nxit lidhjen e nënës me fëmijën. Zgjedhja për ta ushqyer fëmijën me qumësht formulë nuk ju bën prind të keq apo më pak të dashur. Lidhja ndodh përmes kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijës, pavarësisht mënyrës sesi zgjidhni ta ushqeni. Përsa kohë ata kanë dashurinë tuaj, gjithçka është në rregull.

4. Ushqyerja me gji është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë

Nëse jeni nënë dhe shihni një grua që ushqen fëmijën e saj me qumësht formulë, mos i thoni që gjëja më e mirë që keni bërë është ushqyerja me gji. Për gratë që gjithmonë kishin menduar të ushqejnë fëmijët e tyre me gji, kjo gjë mund t’i lëndojë ato. Gjëja e fundit që ato duan të dëgjojnë është se sa i lehtë ishte procesi për ju, informon abcnews.al.

5. A e keni provuar…?

Nënat e reja bëjnë mijëra kërkime dhe hulumtime në internet në lidhje me ushqyerjen dhe rritjen e foshnjave të tjerë.  Ato mund të kenë kaluar orë të tëra mes gjetjes së arsyeve pse fëmija nuk pranon gjirin, ndaj është mirë të kurseni komentet sado me qëllim të mirë të jenë.

6. Është më e natyrshme ushqyerja me gji

Ushqyerja me gji mund të jetë më e natyrshme, por kjo nuk do të thotë që është e lehtë. Presioni për të ushqyer me gji mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor tashmë të brishtë të një nëne të re, dhe sipas OBSH-së rreth 13% e nënave të reja përjetojnë një çrregullim të shëndetit mendor. Në vend që të turpëroni gratë për zgjedhjet e tyre, ju duhet t’i lavdëroni dhe t’i mbështesni./e.b-abcnews.al