“Sot 192 mijë doza”, Rama nga Stambolli: Për 60 ditë, 500 mijë copë, siguruam 1 mln vaksina kineze

schedule13:35 - 25 Mars, 2021

schedule 13:35 - 25 Mars, 2021

Shqipëria ka siguruar edhe 1 milion vaksina kineze kundër Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili pas lidhjes se kontratës me një distributor turk, ka udhëtuar sot drejt Stambollit për të përfunduar marrëveshjen e sigurimit të vaksinave kineze.

Sipas Ramës sot në Tiranë së bashku me të do të vijnë 192 mijë doza. Ndërsa për dy muaj, kryeministri është shprehur se janë kontraktuar që të vijnë 500 mijë doza.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë
*Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim ” shkruan Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar vaksina nga kompania Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa ka ka marrë dhuratë edhe nga vaksinat ruse Sputnik V. Së fundmi qeveria ka siguruar edhe vaksinat kineze. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!