10 mijë tifozë në stadiume, qeveria britanike ka plan të qartë

schedule12:39 - 25 Mars, 2021

schedule 12:39 - 25 Mars, 2021

Anglia nuk do të nxitohet për hapjen e stadiumeve. Ishte menduar që në muajin prill të kishte ndonjë test me numër të kufizuar fansash, por nuk do të ndodhë kështu. qeveria britanike, sikurse raporton së fundmi “The Times”.

“Drita jeshile” për tifozët pritet të jepet në mesin e muajit maj, pasi për momentin sektorë të tjerë të jetës kanë më shumë prioritet në Britaninë e Madhe. Një test raportohet se do të bëhet në finalen e FA Cup, në stadiumin mitik “Wembley”.

Më pas, në dy javët e fundit të Premier League, kur edhe masat shtrënguese të jenë zbutur disa, mendohet të lejohen deri në 10 mijë tifozë në stadiume. Në Britaninë e Madhe edhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira dhe besohet se në verë situatë do të jetë krejtësisht ndryshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!